Alarm për bombë n’aeroportin e Athinës

Athens International Airport “Eleftherios Venizelos”

Nji telefonatë anonime vuni Athinën në gatishmëni mbas nji alarmi për bombë n’aeroportin nderkombëtar.

Simbas telefonatës së bame rreth orës 09:35 me orën lokale n’aeroportin “Eleftherios Venizelos” asht vendos nji pako shpërthyese.

“Të evakuohet aeroporti. Do të bahet njisoj si në Bruksel. Ky nuk asht njoftim i rremë”, u tha gjatë telefonatës.

Policia menjiherë nisi kontrollet n’aeroport për të verifiku vërtetësinë e telefonatës, përcjell Shekulli.

Ky kercënim vjen nji ditë mbas sulmeve terroriste n’aeroportin dhe metron e Brukselit, ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën ma shumë se 200 të tjerë.