Alarm: Vatikani rrezikohet nga terrorizmi

Autoritetet italiane kanë rritë ndjeshëm masat e sigurisë kundër terrorizmit, tue angazhue edhe forca speciale në pikat kyçe të vendit.

Kështu, në kuadër të planit të masave “Gushti i Sigurt”, krenat e agjencive ligjzbatuese kanë vendosë të nxjerrin në terren agjentë civilë në pikat turistike detare të “çizmes” dhe njësi të specializueme anti-terrori në monumentet e kulturës.

Kështu, patrulla të shumta, përfshi ato kalorsiake, janë vendosë pranë objekteve që përbajnë atraksion turistik.

Në selinë e shejtë të Vatikanit, për të ruejtë sheshin Shën Pjetër janë vendosë forcat speciale të Carabinier’ve, të pajisun me armë automatike dhe snajperë.