Alarmi rus: Bota po i afrohet rrezikshëm ‘zonës së kuqe’

“Bota po i afrohet rrezikshëm zonës së kuqe”, paralajmëroi sot ish-kreu sovjetik Mikhail Gorbachev , ndërkohë që tensionet mes Moskës dhe Washingtonit po përkeqësohen nën sfondin e konfliktit sirian.

“Mendoj se bota po i afrohet rrezikshëm zonës së kuqe”, deklaroi Gorbachev për agjencinë ruse të lajmeve “RIA Novosti”, shkruen The Telegraph, transmeton Rrokum.TV.

“Nuk due me dhanë recepta konkret, por due me thanë se kjo duhet me u ndal. Na duhet me rikthye dialogun. Nderpremja e dialogut ishte nji gabim i randë”, shtoi ai.

Marrëdhaniet mes Moskës dhe Washingtonit, në nivelin ma të ulët mbas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimeas dhe të fillimit të konfliktit të armatosun në lindje të Ukrainës në vitin 2014, janë përkeqësue edhe ma shumë mbas dështimit të armëpushimit në Siri, që e kishin fillue në Shtator dhe që zgjati vetëm nji javë.

41570504_former_president_of_the_soviet_union_mikformer_president_of_the_soviet_union_mikhail_gorbac-large_trans9mmu6hejmor0vfje__daqlquy1gaccqe4ty3qj1jf_e