Alarmon Musliu: Lugina po zbrazet

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thanë se nuk ka asnji përmisim në jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka deklarue se urgjentisht bashkësia ndërkombëtare duhet me intervenue për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

Musliu ka thanë për Epoka e re se shqetësues mbetet migrimi i shqiptarëve nga Lugina.

Ai asht shpreh i zhgënjyem me dinamikën e shteteve shqiptare karshi shqiptarëve në Serbi.

Simbas Musliut, Kosova dhe Shqipnia duhet me kthy vëmendjen te Lugina e Preshevës.