Alarmon Putin: Po shkojmë drejt nji katastrofe planetare!

Kriza bërthamore e Koresë së Veriut mundet me çue drejt nji katastrofe planetare.

Kështu paralajmëroi sot Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Tue folë mbas nji samiti në Kinë, Presidenti rus e quejti nji akt provokativ testimin e fundit bërthamor të shtetit komunist.

Por ai tha se sanksionet e panevojshme dhe joeficente munden me përshkallëzue tensionet.

“Kjo mundet me çue në nji katastrofë planetare me nji numër të madh viktimash,” tha Putin.

Komentet e tij vijnë në nji kohë kur SHBA ka deklarue se Koreja e Veriut ‘po lutet për luftë’.

Ndërkohë Koreja e Jugut ka nis nji stërvitje ushtarake ku përfshihen anije dhe avionë.

 

 

Shperndaje në: