Ambasada Amerikane e dinte për sulmin terrorist n’Turqi

Ambasada e Shteteve të Bashkueme t’Amerikës kishte dijeni rreth sulmit terrorist që ndodhi dje n’Ankara të Turqisë ku u vranë 34 persona dhe u plagosën ma shumë se 120 vetë.

Kështu ka deklaru selia diplomatike e SHBA’s në Ankara, e cila thotë se kishte marrë paralajmërime nga Qeveria turke dhe kishte njoftu qytetarët amerikanë në Turqi që të evitojnë levizjet.

“Javën e kalueme, Ambasada Amerikane mori nji informacion të kercënimit me anë të nji paralajmërimi të qeverisë turke që qarkullonte në mediat sociale.

Mbas konfirmimit të paralajmërimit me autoritetet turke, Ambasada ka leshue nji njoftim për të gjithë qytetarët amerikanë n’Ankara, punojësit qeveritarë dhe qytetarët privatë, dhe për punojësit turk të Ambasadës Amerikane, sikurse bajmë zakonisht mbasi mesojmë informacione nga qeveria turke në lidhje me kercënimet”, thotë Ambasada amerikane në nji deklaratë.

Të Premten, ambasada e SHBA’s u tha qytetarëve amerikanë të shmangin zonën Bahçelievler t’Ankarasë, rreth 5 kilometra nga sheshi Kizilay n’Ankara.