Ambasada britanike deklarohet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Ambasada britanike në Kosovë, asht shprehë e kënaqun me ecuninë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, të cilat, simbas kësaj ambasade, u zhvilluen në mënyrë shumë paqësore.

“Na e mirëpresim raportin preliminar të Misionit Vëzhgues të BE’s dhe konkluzionet e tij. Nji demokraci e fortë dhe nji sistem i shnoshë zgjedhor asht jetik për përparimin e Kosovës. Jemi të kënaqun që zgjedhjet u zhvilluen në nji mënyrë shumë paqësore dhe se shumica e qytetarëve të Kosovës ishin në gjendje të shprehnin vullnetin e tyne demokratik përmes votës. Gjithashtu, përgëzojmë shoqninë civile për rolin e saj të randësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve.”, thuhet në komunikatën e lshueme nga ambasada e Britanisë së Madhe.

Përvec kësaj, ambasada ka përmendë edhe disa nga parregullsitë gjatë zgjedhjeve, tue përfshi frigësimin e votuesve serbë të Kosovës, votimin jashtë Kosovës si dhe listat e pasakta të votuesve.