Ambasadat e hueja të zhgënjyeme me Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e ambasadës britanike dhe asaj amerikane i kanë sugjerue KGJK’s përmisimet që do të mund t’i bante në procedurat e saja për emnim për me ndërtue besimin e opinionit publik në sistemin e drejtësisë.
“Mirëpresim faktin që mbas rishikimit të Rregulloreve, Këshilli Gjyqësor i ka miratue disa prej këtyne propozimeve.
Megjithatë, siç ia kemi ba të ditun KGJK’s edhe atëherë, na jemi të zhgënjyem me vendimin që votimi të mbahet i msheftë.
Besojmë se votimi i hapun kishte me dërgue sinjal të fortë të përkushtimit të KGJK’s ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhanies” asht thanë në nji deklaratë nga këto ambasada.