Ambasadori Amerikan kërkon zgjidhje m’u tejkalue stagnimi i proceseve

Shtetet e Bashkueme të Amerikës ka me punue me udhëheqësit e ardhshëm të institucioneve të Kosovës, me qëllim të zhvillimit të vendit, deklaroi Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tue shtue se Kosova asht në nji pikë kthimi, ku qytetarët ndjejnë stagnim të zhvillimit.

Delawie sjell përvoja edhe të SHBA’ve kur kanë pas periudha të ngjashme, të cilat liderët amerikanë i kanë tejkalue me gjetjen e zgjidhjeve n’interes të vendit.

SHBA’t kanë me ndihmue Kosovën në krejt proceset. Por, ambasadori amerikan Greg Delawie e sheh të nevojshme m’u tejkalue ky lloj stagnimi siç thotë ai, se e ndjenë qytetarët e Kosovës.

Në nji intervistë për Radio Kosovën, në prag të 4 Korrikut, 241-vjetorit të pamvarësisë së SHBA’ve, ambasadori Delawie, thotë se edhe SHBA’të kanë pas periudha të ngjashme, por i kanë tejkalue ato, tue u ba bashkë liderët politikë te vendit.

“Kam përshtypjen se shumë njerëz ndjehen sikur kanë ngec në nji vend dhe nuk shohin përparim. Natyrisht edhe në SHBA ka pas periudha kur kemi qenë në situata të tilla, kur asht pa se kishim një lloj stagnimi, por të gjitha ato janë tejkalue, atëherë kur udhëheqësit e vendit janë ba bashkë dhe kanë punue për të mirën e vendit.

Kanë gjetë zgjidhje të ndryshme, kanë gjetë kompromise të ndryshme, për çashtje të randësishme”.

Ambasdori Delawie theksoi se Kosova asht në nji moment kthese, tue shpreh gatishmëninë e SHBA’ve me ndihmue lidershipin e ri, me shpejtue progresi në vend.
Këtë qëndrim ambasadori Delawie e shprehu edhe në ceremoninë e pritjes, ditën e Premte me rastin e shënimit të Ditës së pamvarësisë së SHBA’ve.

Ndër të tjera, ai ka thanë se kompromisi i madh paraqet nji mësim të randësishëm për udhëheqësit sot, veçanërisht përderisa Kosova fillon me formue Qeverinë e vet të re.