Ambasadori britanik me porosi të qartë për Qeverinë e re

Zavendëskryeministri i sapozgjedhun, Enver Hoxhaj, ka pritë në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast, ambasadori britanik shprehu mbështetjen e Britanisë për Qeverinë e re të drejtueme nga Haradinaj.

Ai tha se asht shumë e randësishme me fillue puna konkrete, sidomos në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, raporton Ekonomia Online.

“E kam theksue prapë që Kosova dhe Britania kanë interes të përbashkët, që na dëshirojmë me pa nji Kosovë stabile, prosperuese me sigurinë. Asht shumë e randësishme që puna konkrete me fillue. Na kemi interes sidomos në fushat e ekonomisë dhe sundimit të ligjit dhe i kam ofrue qeverisë mbështetjen e qeverisë britanike”.