Ambasadori Delawie ka nji thirrje për liderët politikë (video)

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka urue besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit, tue i urue me krijimin e sa ma të shpejt të institucioneve të Kosovës.

Përmes nji video incizimi ambasadoriju ka ba thirrje liderëve politikë që ta zgjidhin sa ma shpejtë çashtjen e numrave në Kuvend.

“Përshëndetje qytetarë të nderuem, janë ba 2 muej që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale, mendoj se nuk asht ba mjaft për votuesit kosovarë, të cilët votuen për zgjedhjen e institucioneve. Unë ju baj thirrje të gjithë politikanëve që t’i bajnë numrat në Parlament dhe ta zhbllokojnë situatën politike sa ma shpejtë që asht e mundun. Qytetarët kosovarë meritojnë ma shumë, ma shumë se kaq dhe nuk ka arsye të presin ma. Urime festa e Kurban Bajramit të gjithëve”, asht shprehë Delawie.