Amerika befason me këtë thirrje drejtue Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, në komentet e pazakonta të bame të Martën gjatë nji konference shtypi, iu drejtue liderëve të Koresë së Veriut me fjalët “na nuk jemi anmiku juej” dhe bani thirrje për dialog në klimën e tensioneve që po rriten me shpejtësi.

Tillerson tha se kërcënimi i Koresë së Veriut “asht materializue pikërisht ashtu siç na e prisnim të ndodhte” dhe shtoi se administrata amerikane asht përgjigjë me “presion paqësor”, edhe pse alternativat janë të kufizueme.

“Na menduem se gjaja ma e përshtatshme që duheshim me ba ishte presioni paqësor ndaj regjimit të Koresë së Veriut, në mënyrë që gradualisht ata të tregoheshin të gatshëm për m’u ulë dhe bisedue me neve dhe me të tjerët”, por me nënkuptimin se “nuk ka me pasë nji të ardhme”, në të cilën Korea e Veriut kishte me zotnue armë bërthamore, tha Tillerson, raporton VoA.