Amerika me krejt forcat me anëtarësue Kosovën n’Interpol

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit fillon më 26 Shtator dhe mediat në Serbi po raportojnë se Shtetet e Bashkueme të Amerikës, me krejt forcat janë tue punue me arritë me ba Kosovën anëtare të re të kësaj organizate.

Mediat serbe shkruejnë se nikoqiri i asamblesë së këtij viti asht Kina dhe në Pekin, argumentet e Beogradit për këtë çashtje kanë m’u mbrojt nga nji delegacion i Serbisë i udhëhequn nga Zavendëskryeministri dhe Ministri i Mbrendshëm Nebojsha Stefanovic përcjell metro.

“Na kemi përpara nji detyrë shumë të vështirë diplomatike, por jemi të bindun se me forcën e argumenteve tona mundemi me përballue qëllimin e Prishtinës dhe aleatëve të tyne që i ashtuquejtuni shtet i Kosovës m’u ba anëtar me të drejta të plota i Interpolit”, ka thanë Stefanovic.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit mbahet nga 26 deri më 29 Shtator.

Shperndaje në: