Amerikë: Për shkak të mungesës së pauzes në punë, punëtorët detyrohen me vesh pelena!

Punëtorët në industrinë amerikane të mishit të pulës, ballafaqohen me probleme të ndryshme në vendin e punës, sidomos kur asht fjala për pushimin dhe shkuemjen në wc, mbasi punëdhanësit e tyne vazhdimisht ua shkurtojnë kohën e pauzës në mënyrë që me ruejte ritmin e prodhimit, thuhet në nji raport që bazohet gjatë tri viteve hulumtim të kryeme nga organizata humanitare Oxfam America.

Punëtorët janë tue u mundue me ia dale edhe përkundër shkurtimit të pauzës për nevoja themelore të njeriut. Ata kryejnë nevojat fiziologjike derisa punojnë në linjën e prodhimit, tue vesh pelena në orar të punës, përmbahen nga pimja e langjeve dhe durojnë dhimbje të mëdhaja.

Por nuk vuen vetëm dinjiteti i tyne, ata janë të rrezikueme nga problemet e ndryshme shëndetësore, thuhet në përfundim të raportit të publikuem në faqen e kësaj organizate.

Ky hulumtim asht krye në gjithë Amerikën, përmes intervistave me ish-punëtorët dhe ata aktual të industrisë së shpendëve, agjentët e tyne, avokatët, profesionistët mjekësorë dhe analistët, si pjesë e nji fushate për me ndihmue në përmirësimin e kushteve të përgjithshme të punës në industrinë e shpendëve.