Analistët: Vendit nuk i duhet nji koalicion i ‘pazareve’

Pretendimi i koalicionit PDK-AAK-Nisma me krijue Qeverinë e re tue u bazue në votat e deputetëve të pakicave dhe të 2-3 deputetëve nga Vetëvendosje apo koalicioni LDK-AKR-Alternativa, po kritikohet nga analistët politikë.

Simbas tyne, kjo do t’ishte nji qeveri jo vetëm stabile, por edhe problematike, ngase krijohet mbi pazare, e jo mbi parime.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se vendit i duhet nji qeveri stabile.

“Qeveria që bazohet në plus 2-3 vota, absolutisht nuk asht stabile, për shkak se ata njerëz ashtu siç munden me votue nji koalicion qeveritar, edhe mund të tërhiqen. Pra, nuk flasim këtu për parime, por flasim për pazare dhe vendit nuk i duhet nji koalicion i pazareve”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Ai thekson se koalicioni qeverisës nuk duhet të bazohet madje as në ndamje teknike të pozitave, por në program dhe në qasjen e zbatimit të tij.

Edhe Albert Krasniqi,nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se nji Qeveri që mvaret nga 2-3 deputetë, nuk mundet me qendrue gjatë, mbasi siç thotë ai, kur nji Qeveri kontestohet nga opozita, qoftë ajo edhe opozitë e vogël për nga numrat, atëherë mund të jetë problematike dhe t’i shkaktojë shumë dame institucioneve të shtetit.

Koalicioni qeveritar PDK-LDK që përfundoi mandatin në Maj, më rrximin e Qeverisë Mustafa me mocionin e ngritun nga opozita, ishte koalicioni që kishte numrin ma të madh të votave në Kuvendin e Kosovës, mbi 80 deputetë.

Por, përkundër kësaj, gjatë tri vjetëve, nuk arriti me marrë shumë vendime të randësishme.