Anija e madhe, vdes nji person e lendohen 4 tjerë!

Nji person ka vdek dhe katër të tjerë u plagosën mbasi nji varkë u shkeputë nga anija ma e madhe në botë “Harmony of the Seas”.

“Nji person ka vdek dhe katër të plagosun, tue perfshi edhe dy jetët e të cilëve janë në rrezik”, kanë thanë nga sherbimet e zjarrfikësve, shkruejnë mediat e hueja.

Të pestët thuhet se ishin në varkën e shpëtimit, kur “ajo u shkëput”, aksident i ndodhun në portin francez të Marsejës.

Nuk asht e qartë nëse ata ishin tue marrë pjesë në ndonji stërvitje të sigurisë në atë kohë.

Anija e quejtun “hoteli ma i madh në Europë” ka kushtue rreth 1 miliard dollarë dhe ka kapacitet prej 6.780 udhëtar dhe 2.100 anëtarë të ekuipazhit.