Anton Berisha i AAK’s i kundërpërgjigjet LDK’s

Anëtari i Kryesisë së AAK’s, Anton Berisha, i asht kundërpërgjigjë Lidhjes Demokratike të Kosovës mbasi këta të fundit reaguen ndaj deklaratave të Haradinajt për mundësi bashkëpunimi me partinë e Mustafës.

Berisha e quen logjike ofertën e liderit të AAK’s për mundësinë që këto dy parti të arrijnë marrëveshje në mënyrë që të formohet Qeveria.

Anton Berisha tha të Martën për Express se me kalimin e kohës edhe shqyrtimi i kërkesës ka me qenë logjik.

“Po mendoj se e ka pasë nji përvojë të bashkëpunimit zoti Haradinaj me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe asht normale .

Ftesa asht logjike, ndërsa edhe me kalimin e kohës edhe shqyrtimi i kërkesës ka me qenë logjik”, tha Berisha.

I pyetun nëse beson se LDK mundet me ndryshue qëndrim, Anton Berisha tha se kjo mvaret nga Kryesia e LDK’s, mbasi ata marrin vendime.

“Këto që LDK thotë nuk ka gjasa janë deklarative, por normalisht kryesia e LDK’s duhet të mbledhet dhe të shoh modalitetet e bashkëpunimit, sigurisht asht ma mirë që ata të merren me përmbajtjen e ofertës dhe përgjigjes” ka sqarue ai.