Apostolova në terren: Kujdes kend e zgjidhni

Shefja e Zyrës së BE’s në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka nis vizitat në disa qendra të votimit për m’u njoft nga afër me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ajo me këtë rast ka vizitue, Qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

“Sot asht nji ditë shumë e randësishme për Kosovën. Ju duhet me zgjidhë përfaqësuesit tuej prandaj kujdes së kë zgjedhni”, tha Apostolova.

Mbas Prishtinës, ajo ka me qëndrue në Skenderaj, në qendrën e votimit në Gjimnazin “Hamëz Jashari”.

Më pas ka me vizitue qendrën e votimit në Shkollën fillore “Mustafa Bakia e re” në Gjakovë.

Pesëmbëdhjete minuta pa u mbyll qendrat e votimeve Apostolova ka me shkue në Graçanicë në Shkollën fillore “Mreti Millutin” në Graçanicë, n’ora 18.45.