Arbër Vllahiu zyrtarisht në AAK, kjo ka me qenë pozita e tij!

Ish-gazetari dhe ish-këshilltari i Presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu zyrtarisht i asht bashkue Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës.

Lideri i AAK’s dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thanë, se sot ne rrugëtimin e AAK-s asht bashkue Arbër Vllahiu, nji gazetar i mirë, njohës i rrethanave dhe krijues i opinionit.

“Nga sot kemi me pasë nji këshilltarë të mirë për temat e randësishme për vendin”, asht shpreh ai.

Ndërsa i sapoaderuemi në AAK, Arber Vllahiu ka thanë, se asht nder për me dhanë kontributin për ndryshim të gjendjes.

“Te AAK e kam pa adresën e duhun për me ndryshue vendin, për me zhvillue atë dhe ndërtue”, asht shpreh Vllahiu.

Haradinaj ka thane se Vllahiu nuk do të jetë në listë për deputetë por ka me qenë në cilësinë e këshilltarit të tij.