Arifi: Këto janë problemet bazë të qytetarëve të Preshevës (video)

shqiprim arifi

Kandidati per kryetar të Preshevës, Shqiprim Arifi, i ftuem në Ditë Mbas Dite të TV Rrokum, ka thane se, keto zgjedhje jane konsekuencë e tradhtise, te cilen e ka ba partite shqiptare ne gjate muejit Mars.

Ai shprehet se ne zgjedhjet ne Presheve, partia qe ai drejton, Alternativa për Ndryshim ka me fitue bindshem.

Arifi asht shprehe se kryetarja ne shkuemje e Presheves, Ardita Sinani, nga Partia për Veprim Demokratik, e ka shkarkue vetveten dhe nuk qendrojne akuzat e saj ne drejtim te partise se tij, sepse qysh thote ai, tradhtia e partise se saj e ka pru kete situate.

“Ajo strukture politike s’mundet me sjell ndryshim ne Presheve, sepse deri tash nuk kane ba asgja, qytetaret jane varfnue, e ata jane pasunue”, thote ai.

Kryetari i APN thote se problemet baze te qytetareve te Presheves jane ende uji i pijshem dhe papunesia.

“Presheva duhet me qene qytet me standard europian, tue pa se Serbia asht ma afer se vendet tjera ne rajon per pranim në BE dhe shqiptaret e Presheves kane me qene te paret qe kane me hy ne BE”, thote Arifi./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: