Arkivat e CIA: Kjo asht vlera e florinit që Ahmet Zogu mori me vete nga Shqipnia

Mbreti Ahmet Zogu asht kritikue shpesh se u largue nga Shqipnia mbas sulmit të italianëve, tue marrë sasi të mëdha ari me vete. Deri tash, kjo asht përfolë, por doket se gjithçka ka qenë e vërtetë, teksa dalin shifra reale se çfarë pasunie ka zotnue ai mbas largimit.

Asht inteligjenca amerikane ajo e cila, përmes nji dokumenti të vitit 1949 kallxonte mbi lëvizjet e Zogut. Në këtë vit, CIA nisi lëvizjet për rrximin e regjimit komunist dhe ishte e gatshme me bashkëpunue me krejt njerëzit që ishin kundër tij.

Nji dokument, i formatit pyetje-përgjigje, kallxohet se Ahmet Zogu u largue nga Shqipnia me shumë flori, xhevahire dhe kishte shumë prona e banesa jashtë vendit. Vlera e florinit kapte shifrën e 3 milionë dollmave. Nga ana tjetër, ai kishte në nji bankë rreth 108 mijë dollarë, ndërsa 5 mijë të tjerë diku tjetër. Kishte banesë në Aleksandri dhe xhevahire. Por, misteri ma i madh asht se simbas dokumentit të CIA, në këtë periudhë dokumentoheshin vetëm 750 mijë dollarë nga floriri, ndërsa pjesa tjetër ishte mister se ku kishte shkue.

Nga ana tjetër, gazeta publikon nji dokument po të vitit 1949 ku kallxohen planet që kishte CIA për rrximin e regjimit. CIA në atë periudhë banii me qindra lëvizje, por që në fund dështuen. Megjithatë, nji prej planeve ishte bashkëpunimi me italianët për me futë agjentë përmes ajrit./Dritare