Armata Kombëtare Shqiptare shfaqet në Mitrovicë

Armata Kombëtare Shqipatare ka dalë prapë në skenë. Në 13-vjetorin e ranies së së dy pjesëtarëve të AKSH’s, ata sot në orët e para të mëngjesit kanë ba paraqitjen e radhës para publikut, me ç’rast kanë shprehë shqetësimin e tyne për zhvillimet aktuale politike në trojet shqiptare.

Njani prej udhëheqësve të AKSH’s, i maskuem për mos me tregue identitetin, thotë se kjo organizatë shtrihet ne krejt territorin shqiptar si dhe asht e përmbame prej disa njësive.

Portali i Veriu.Info ka qëndrue s’bashku me njësitin special të AKSH’s, kur këta të fundit kanë lexue nji deklaratë ku akuzojnë edhe ish-luftarët që po qeverisin tash.

AKSH’ja asht formue me 4 Dhetor të vititn 1999, e që nga ai moment e deri më 2004 ka krye shumë aksione në shërbim të interesave kombëtare, thuhet në deklaratën e tyne.

E arsye se pse ata u rikthyene dhe njiherë ne skenë asht sepse në 12 Prill të vitit 2003, kishin ra dëshmorë Islam Berisha dhe Hamëz Behrami, thuhet ma tej në deklaratën e AKSH’s.