Arrestimet e gazetarëve në Turqi nuk ndalen

Autoritetet turke arrestuen sot 9 gazetarë, në mesin e tyne kryeredaktori i së përditshmes ”Hurriyet”, me dyshimin për lidhje me predikuesin Fetullah Gulen, i akuzuem për orkestrimin e grushtit të dështuem të shtetit në Korrik, raportoi web’i i gazetës.

Zyra e Prokurorit të Stambollit ka lëshue mandatarreste kundër 35 personave, të akuzuem për bashkëpunim me njësitë e ushtrisë që u përpoqën për të përmbysë autoritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan më 15 Korrik.

Në mesin e gazetarëve të arrestuem, të akuzuem për propagandë pro-Gulen renditet gjithashtu Dincer Gokce, kryeredaktor i we’-it anglofon të ”Hurriyet”.