Arrestohen 3 persona për sulmin ndaj Zogajt

Policia e Kosovës ka arrestue tre persona të dyshuem për rrahjen e drejtorit të burgjeve, Sokol Zogaj.

Gjatë akcionit të policisë janë bastis edhe tri lokacione të ndryshme.

Gjithashtu, asht sekuestrue edhe nji kerr i tipit ‘Volkswagen-Golf me të cilën dyshohet që kanë lëviz sulmuesit.

Por, ende nuk asht konfirmue zyrtarisht nga policia për arrestimin e këtyne personave.

Kujtojmë se Zogaj ishte sulmue mëngjesin e së Mërkurës në hymje të banesës së tij, njofton klan kosova.

Ai më pas asht dërgue për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.