Arrestohen 4 persona për ‘ikjet’ e qytetarëve nga stacioni i autobusëve

arrestimi policia

Policia e Kosovës ka arrestue katër persona për tentim mashtrim dhe për negocim të çmimeve për transportimin ilegal të qytetarëve tanë drejt Serbisë për në Hungari dhe Gjermani.

Nga burime mbrenda stacionit të autobusëve, IndeksOnline mëson se ma s’paku njani prej këtyne të arrestuemve asht i komunitetit serb, mirëpo nuk ka arritë me konfirmue nëse asht serb i Kosovës apo i Serbisë.

Indeksonline ma herët ka raportue edhe për persona të dyshimtë që kanë nxit qytetarët e Kosovës, me l’shue shtëpitë dhe me marrë rrugën drejt kufinit Hungari-Serbi me autobusë.

Në stacion të autobusëve këto ditë kishte edhe persona që deklaroheshin para mediave se kinse po largohen nga Kosova, mirëpo të njajtit realisht vetëm përhapin propagandë dhe nuk merrnin rrugën drejt BE’s.

Nuk dihet nëse të njajtit janë të paguem nga individ apo grupe të caktueme por ata po e luejnë rolin e propaganduesit për me krijue flukse imigrimi të qëllimshme.

 

Shperndaje në: