Arrestohen dy shtetas të huej pro-rusë në Kosovë

Janë arrestue 2 shtetas të huej pro-rusë, të cilët po qëndronin në Kosovë dhe banin propagandë kundër shqiptarëve dhe Republikës së Kosovës.

Burime të RTK, mbrenda Policisë së Kosovës bajnë me dije se të arrestuemit janë R.D. Estonez dhe J.A. Letonez.

Dyshohet se ata munden me qenë të përfshimë në agjentura që punojnë kundër interesave të Kosovës.