Arrestohet njani nga personat që nuk i ofroi ndihmë të moshuemit në Gjilan

arrestimi policia

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftue se ka arrestue nji person, me akuzën se nuk i ka ofrue ndihmë të moshuemit që vdiq në rrugë para disa ditësh.

Simbas policisë, mbas pamjeve nga nji video që qarkulloi në internet, asht identifikue nji shofer i kamionetës dhe asht arrestue.

 

Njoftimi i plotë i Policisë

 

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në bazë të shënimeve dhe video inçizimeve të marra me rastin e personit të vdekur më datë 01.07.2017, ku viktima ka vdekur në rrugë, dhe shihet se disa automjete vetëm kanë vazhduar rrugën dhe nuk i kanë ofruar ndihmë personit të sëmurë-shtrirë në rrugë.

Është identifikuar njërin nga vozitësit e kamionetës i cili ka kaluar aty afër dhe nuk është ndalur për të ofruar ndihmë.

Personi i identifikuar është thirrur për intervistë dhe në konsultim me prokurorin e çështjes i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nën prezencën e mbrojtësit të tij personal dhe ai akuzohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” në bazë të nenit 191 të KPRK, të njëjtit nga ana e prokurorit të shtetit iu ka lëshuar vendimi mbi ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.