Arrestohet shoferi i autobusit, dyshohet se shkeli kambësoren në Mati 1

Policia e Kosovës ka dhanë detaje për vdekjen e viktimës-femën, të Shtunën në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatue ekipi mjekësor, ndërkohë që nji person (shoferi i autobusit) asht arrestue.

Afër kufomës ishte ndalue autobusi që dyshohet se ka shkel viktimen.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

 

Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 22.07.2017 – 14:37. Ështe raportuar per nje person (femër K/Shqiptare) pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje.

Po ashtu në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja kujdestare e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa një i dyshuar K/Shqiptar (shofer i autobusit) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shperndaje në: