Arsyeja pse ka me u shejtnue Nana Terezë, këto dy mrekulli të saj!

Nanë Tereza nesër shpallet e Shejtë. Por, pse bamirësja shqiptare nga dita e nesërme ka me u njoft si Shën Tereza?

Besimtarët katolikë besojnë se i Shejtë asht nji person, i cili ka pasë nji jetë të shejtë dhe tashma asht në qiell. Shejtorët konsiderohen modele për njerëzit në tokë, dhe janë në gjendje të komunikojnë me Zotin për të ndihmue dikend që u lutet.

Mjaftojnë të njihen dy mrekulli dhe nji person me karakteristikat e masipërme shpallet i Shejtë.

Dy janë mrekullitë të njohuna botnisht çka i hapën rrugën shejtnimit të murgeshës shqiptare.

Monika Besra nana e 5 fëmive asht shprehë se lutja përpara ikonës së Nanë Terezës e shnoshi nga sëmundja e tumorit në stomak.

Në vitin 1998 nji vit mbas vdekjes së Nanë Terezës, ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuen në nji kishë dhe i thanë të lutej para fotos së shqiptares.

“Isha ulë në Kishë dhe mandej nga foto e Nanës erdhi nji dritë e madhe drejt meje. Më shtyu mbrapa. Po dridhesha. U ndjeva e rraskapitun. Mandej u thashë motrave të më çonin në shtratin tim” shprehet Besra.

Motrat mandej i dhanë asaj nji medaljon të Nanës Terezë dhe e vendosën mbi stomakun e saj. E mandej kur u çue Besra tha se dhembja e sëmundja ishin zhdukë.

Në vitin 2003, Papa Gjon Pali i Dytë njohu zyrtarisht shnoshjen e Monica Besra si nji mrekulli tue shënue edhe mrekullinë e parë, e cila kishte me i hapë rrugën shejtnimit të Nanës Terezë.

Ndërsa, në vitin 2015 Papa Francesco njohu edhe mrekullinë e dytë, ku nji 25 vjecar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte shnosh nga tumori në tru.

Por, në Kalkutë shejtnimi i Nanës Terezë asht thjesht formalitet, sepse sic shprehen banorët ajo asht tashma nji Shejtore. Nanë Teresa u qëndroi pranë të sëmurëve dhe të varfënve tue i përkushtue çdo moment të jetës së saj.

Qysh nga koha e vdekjes në 5 Shtator 1997 në Kalkuta ma shumë se 4000 ndjekës kanë vazhdue misionin e saj tue punue në 610 fondacione në 123 vende të ndryshme.