Arti i mbijeton edhe diktaturës! Prestigjiozja britanike shkruen për sopranon shqiptare Ermonela Jaho

Arti i mbijeton edhe diktaturës. Pra, s’asht çudi që sopranoja që në fillim të këtij mueji rrëmbeu çmimin vjetor të kangëtarit ma të vlerësuem nga lexuesit e Opera Magazine, ka linde dhe asht rrit në Shqipninë e Enver Hoxhës.

Kështu shkruen prestigjiozja “The Economist” për Ermonela Jahon që sot padyshim që asht nji nga sopranot ma të respektueme në botë.

Ajo u linde dhe u rrite në Shqipninë e Enver Hoxhës. Ermonela shpesh kujton mjedisin në të cilin asht rrite. Thjesht me nji televizor dhe nji kanal londinez, Norman Wisdom, me fëmi që quheshin Adriatik sepse kështu quhej deti që duhet me kalue për me ba pare dhe në sfond gjithmonë muzika polifonike, shkruen prestigjiozja britanike.

Jaho ka nji magnetizëm të madh në skenë, të kënduemit e saj plotësohet nga nji prani e veçantë fizike. Kur ajo këndoi rolin kryesor në Giacomo Puccini “Suor Angelica” në Covent Garden, në vitin 2011, tërhoqi nji përgjigje ekstazë të publikut, thuhet në shkrimin për Jahon.