Arton Demhasaj: Show i gabuem i Prokurorisë. E dinte se Azem Syla asht jashte vendit

Aksioni i sotëm i Prokurisë dhe Policisë së Kosovës për kapjen e grupit kriminal të udhëhequn nga Azem Syla asht nji show medial.

Kështu tha Arton Demhasaj nga organizata Çohu në studion e Lajmeve të Televizionit Rrokum.

Simbas tij, Prokoria dhe Policia kanë gabue qysh n’fillim, pasi që janë hedhë në aksion pa vërtetue vendndodhjen e të kërkuemve.
Mirëpo Demhasaj thotë se deri te ky rezultat nuk ka ardhë si pasojë e emnave të ri në udhëheqje të institucioneve, as si ai i Presidentit e as ai i Kryeprokurorit, pasi që edhe ma herët i kanë pasë kompetencat për me nisë nji diçka e tillë dhe nuk e ka ba asnjiherë.

Demhasaj shtoi se nji aksion i tillë mundet me u lidhë me fatin e EULEX, sepse simbas tij, tue e ditë se ky mision asht në përfundim të mandatit, shumë lehtë mundet me u thanë se këtë po e ban për me e zgjatë edhe për ma shumë mandatin në vendin tonë.