Askush s’e di, prej këtij gjeniu bota njeh emnin Albania

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisë nga emni ‘Ptolemy’, ai mundet me qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuem emnin ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës, (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbë a asht grisë, por të dhanat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu, fillon rrugëtimi historik i nji emni; ‘Albania’ u popullarize nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quenin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyne në frangjisht, ‘Kangët e Rolandit’ e quejtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quejtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quenin atdheun e tyne ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbneshë’; Gjon Buzuku, nji nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;