Asnji shqiptar nuk ka pesue nga sulmet n’Bruksel

Asnji shqiptar nuk ka pesue nga sulmet e sotme në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Nuk dihen ende emnat e të vdekunve, por të paktën deri më tash asnji informatë nuk ekziston nga askush, se ndonji shqiptarë ka pësue.

 
Ambasada e Kosovës në këtë shtet banë thirrje tek të gjithë që të shmangen nga hapësinat publike si dhe ka vanë në dispozicion numrin e telefonit ku mund të lajmërohet çdo lloj rasti e edhe të merren informata.

 
Ambasadorja e Kosovës në ketë shtet Mimoza Ahmetaj flet për lajmi.net dhe tregon se gjendja në Bruksel asht shumë e randë tue shpreh ngushëllime për familjarët e të gjithë të vdekunve nga këto sulme.

 
Ahmetaj shpjegon se Ambasada e Kosovës ka vënë në dispozicion numrin ku mund të telefonohet në rast nevoje, për të gjithë ata që ndodhen në Belgjikë e që asht +32 460 957163

“Ndjej po ashtu të nevojshme të them se nga informatat që i kemi deri më tash asnji nga bashkatdhetarët tanë apo qytetarët shqiptar që janë në Bruksel nuk kanë pësu nga shpërthimet e sotme”, thotë Ahmetaj për lajmi.net