Assad viziton bazën ruse, keni m’u befasue çka ban atje (video)

Presidenti sirian, Bashar al-Assad zhvilloi vizitën e parë zyrtare në bazën ushtarake ruse të Hmeimimit, në perëndim të Sirisë, njoftoi presidenca në rrjetin social Telegram dhe Twitter.

Kjo ish-bazë e ushtrisë ajrore siriane, që ndodhet në jug të qytetit bregdetar të Lattakias ku asht dhanë ushtarëve rusë në fillim të ndërhymjes në Siri, më 30 Shtator 2015.

Assad inspektoi automjetet e blindueme dhe diskutoi me oficerët rusë.

Në nji video, Assad shihet me kostum dhe kravatë të errët në vendin e pilotit në nji avion, tip ”Sukhoi 35”.

Ndërhymja ruse në Siri përkrah regjimit ka ndryshue planet në këtë vend të shkatërruem nga nji luftë civile që ka shkaktue ma shumë se 320 000 të vdekun në gjashtë vjet.