Atlasi për fëmi që shkaktoi tërmet në Serbi (Foto)

Ai asht veç nji atlas gjeografik për fëmi, por botimi ma i ri i Shtëpisë Botuese “Vulkan” ka terrorizue opinionin serb.

Kjo, sepse serbët, e veçanërisht ata nacionalistë, janë tranue nga fakti se fëmitë e tyne po mësojnë nga ajo që paraqet ky atlas, se Kosova asht shtet i pamvarun. Dhe jo veç harta gjeografike, por edhe emni i Kosovës përban problem, transmeton tch mbasi aty njihet siç e njohin tashma shumica e vendeve të OKB’s, e jo me termin e përdorun shpesh nga Serbia, si “Kosovo i Metohija”.

Mediet serbe e kanë pasqyrue këtë ngjarje tue e cilësue skandaloz punimin e ri të kësaj shtëpie botuese. Madje, njana prej tyne ka ba të ditun se “librat që e përmbajnë këtë hartë duhen ndalue të shiten, sepse Kosova asht pasqyrue e shkëputun nga Serbia”.

“Ministria e Arsimit duhet t’i kontrollojë librat, që janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë, të paktën nga sa thonë ekspertët”, theksohet ma tej në njanën prej të përditshmeve serbe.

auto_201610121724401601476286369