Avionët ushtarakë të NATO’s i interceptojnë bombarduesit rusë

Dy aeroplanë bombardues rusë janë interceptue sot nga avionët luftarakë të katër vendeve europianë, të cilët po fluturonin nga drejtimi i Norvegjisë për në veri të Spanjës dhe anasjelltas.

BBC raporton se Norvegjia, Britania e Madhe, Franca dhe Spanja i ngritën aeroplanët luftarakë, mbasi bombarduesit rusë fluturuen buzë hapësinave ajrore të secilit prej këtyne vendeve.

Ky incident vjen në nji kohë kur tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit janë të nalta.