Bahtiri paralajmëron LDK’n

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka thanë se deklarata e tij e mahershme se nuk ka me u pritë LDK’ja deri në pafundësi, asht nxjerrë nga konteksti, mbasi ai thotë se vazhdon me qenë kundër bashkimit me koalicionin PDK-AAK-Nisma (PAN).

Statusi i tij:

Dikush po dëshiron që deklaratat e mia t’i nxjerrë prej kontekstit, por qendrimi im është i njohur se nuk duhet t’i bashkohemi koalicionit PAN.
Mirëpo, është i papranueshëm pozicioni i LDK-së, sepse kjo parti po dëshiron që të mos formohen institucionet deri pas zgjedhjeve lokale, e pastaj ta përsërit skenarin e 2014-së duke iu bashkuar PAN-it.
E ftoj LDK-në që të bashkohet me VV-në dhe të nënshkruajmë një marrëveshje, ku duke i mbledhur së bashku 61 nënshkrime, do t’i drejtoheshim edhe Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese, nëse është e nevojshme.
Pra, AKR-ja gjithmonë ka luajtur rol kontruktiv dhe është besnike e marrëveshjeve, por nuk mund të qendrojmë gjatë në këtë pozicion.
AB