Ban: Dikun 500 persona janë vra n’Aleppo

bankimoon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon deklaroi se rreth 500 persona janë vra, ndërsa 2 mijë janë plagos, mbasi Qeveria siriane më 23 Shtator e filloi ofensivën drejt pjesës lindore të qytetit Aleppo, i cili asht nën kontrollin e kryengritësve.

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB’s, kushtue Sirisë, Ban tha se kuarti i pushtuem  i qytetit i asht nënshtrue “bombardimeve ma të vazhdueshme dhe ma intensive ajrore” nga fillimi i konfliktit para pesë viteve e gjysë.