Ban: Sulm i “tmerrshëm terrorist” n’Pakistan

bankimoon

Sekretari i pergjithshëm i Kombeve të Bashkueme, Ban Ki-moon, ka vlerësu se sulmi në Pakistan, me ç’rast u vranë ma s’paku 69 vetë, shumica gra dhe femijë, dhe u plagosën qinda të tjerë, paraqet “akt të tmerrshëm të terrorizmit”.

Matutje, në deklaratën e Kombeve të Bashkueme, theksohet se “Sekretari i Përgjithshëm e denon sulmin vetëvrarës me bombë në parkun Gulshan-i-Iqbal në qytetin Lahore në Pakistan”.

Ky sulm u ba në nji park ku kishte shumë njerëz, derisa të krishtenët e festonin Ditën e Pashkëve.

Ban u ka ba thirrje autoriteteve të Pakistanit “që të bajnë çdo gja të mundun për vendosjen e masave mbrojtëse për ta siguru secilin individ, perfshi kominutetet religjioze pakicë, që jetojnë në vend”.