BBC: Qysh dështoi CIA n’Shqipni për me rrxue Enver Hoxhën! (Audio)

Në nji artikull të sotëm, BBC shkruen se spiunazhi amerikan dhe ai britanik u angazhue në vitet ’50 në Shqipni gjatë regjimit komunist për me rrxue diktatorin Enver Hoxha.

Por, ky ka qenë nji nga dështimet e CIA’s dhe MI6, dhe që asht mbajtë sekret për vite me radhë.

Qe çka shkruen BBC:

Kru CIA amerikane dhe MI6 britanike nisën nji operacion të përbashkët në fillim të vitit 1950 për me rrxue regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipni, ajo përfundoi nji katastrofë.

Gjatë katër viteve, ata ishin mundë nga Sigurimi, Shërbimi Sekret Shqiptar, dhe 300 prej agjentëve të tyne përfunduen të vdekun. Për shumë vite, faji i dështimit ju adresue Kim Philby, agjent i shërbimit sekret britanik që spiunonte për sovjetikët.

Por, historiani britanik Steve Long, tash ka gjetë prova të reja.