BE: Amnistia për kriminelet zgjedhor ne Maqedoni – e papranueshme

BE-Maqedoni
BE-Maqedoni

Komisioni Europian reagoi në vendimin e Gjyqit Kushtetues në Maqedoni që Kryetarit të shtetit me ja kthye të drejtën që ai me i amnistue personat e dyshuem dhe të denuem për krime zgjedhore. Mosndëshkimi asht i papranueshëm, përcjell Deutsche Welle.

Në Bruksel mendojnë se sugjerimet për mosndëshkim  të veprave lidhun me parregullsite  zgjedhore janë të papranueshme.

“Zgjedhjet e çrregullta parlamentare, si asht parapa në Marrëveshjen e Përzhinos, janë hap vendimtar në procesin reformues, i cili duhet me kthy besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe me nxjerrë vendin nga kriza politike. Presim të shmanget çdo tentim që kishte me qene në kundërshtim me këtë synim. Çdo sugjerim për mosndëshkim për sa u përket veprave lidhun me zgjedhjet ka me qene në kundërshtim me përpjekjet e investueme nga vendi dhe nga bashkësia ndërkombëtare për mundësimin e kushteve për zgjedhje të besueshme dhe të kthimit të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor”, thotë zadhanësja e komisarit për politika fqinjësore dhe për zgjanim Johanes Han, Maja Kocijançcic për “Deutsche Welle”. /“Libertas”/