BE e jep lajmin se për çka janë pajtue sot Thaçi dhe Vucic

Përfaqësuesja e Naltë e BE’s, Federica Mogherini ka prit sot në nji takim joformal në Bruksel, Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Mbas takimitm,  Zyra e BE’s ka deklarue se të dy Presidentët kanë ra dakord për fillimin e nji faze të re të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ata kanë ra dakord me punue për nji fazë të re të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe kanë vendos që ekipet përkatëse me fillue me punue për pregaditjet. Ata gjithashtu kanë theksue randësinë e zbatimit të marrëveshjeve t’arrituna në dialogun e deritanishëm”, thuhet në njoftimin e BE’s  në faqen e tyre zyrtare.

Përfaqësuesja e Naltë e BE’s, Mogherini ka konfirmue angazhimin e BE’s për perspektivën europiane në krejt Ballkanin Perëndimor.