BE: Kosova ka sfida, institucionet m’u formue sa ma shpejtë!

Zyra e Bashkimit Europian (BE) në Kosovë, ka ba thirrje që Kuvendi dhe institucionet e Kosovës m’u formue sa ma shpejtë, meqë vendin e presin sfida të mëdha.

Në nji intervistë për Telegrafin, zadhanësja Dinka Zhival thotë se përfaqësuesi special i BE’s në Kosovë kërkon nga partitë parlamentare me veprue me përgjegjësi dhe me përmbushë detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet.

Simbas përfaqësuesve të BE’s në Prishtinë, Kosova ka perspektivë të qartë europiane dhe Bashkimi Europian pret përshpejtim n’agjendën e reformave që kontribuojnë në këtë rrugëtim.

“Banorët e Kosovës presin udhëheqje të përgjegjshme që do të bajnë përparime të randësishme drejtë rrugës europiane. Asht detyrë e udhëheqësve politikë t’ecin përpara”, deklaron Zhival.