BE: Qytetet e Libisë janë tue fitue 346 milionë dollarë në vit nga trafikimi i njerëzve

Qytetet bregdetare të Libisë janë tue fitue miliona euro çdo vit nga trafikimi i njerëzve, simbas komandantit të task forcës ushtarake të Bashkimit Europian në Detin Mesdhe, Enrico Credendino.

Ai i ka ba këto komente në nji raport konfidencial.

Raporti, që ju asht dërgue dje 28 shteteve anëtare të BE’s, dhe i siguruem nga Associated Press, ilustron se sa qendër e madhe asht ba vala e emigrantëve drejt Europës në ekonominë në Libinë e shkatërrueme nga lufta.

Në raport, Enrico Credendino, paralajmëron se trafikimi i emigrantëve, që origjinën e ka shumë përtej kufijve të Libisë, mbetet nji burim i madh i të ardhunave në mesin e vendorëve në qytetet bregdetare të Libisë, të cilat mbledhin të hyra vjetore nga 275 deri në 325 milionë euro.”