Befason PDK: Qe kush e rrehi brutalisht gruen e Stavilecit (foto)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzue Vetëvendosjen për sulmin ndaj grues së Ministrit në detyrë, Blerand Stavileci.

Ai ka thanë se sulmi ndaj Vitore Stavilecit ishte i porositu nga, siç ka thanë ai, grupe politike kriminale që qëllim kanë shkatërrimin e shtetit dhe terrorizimin e familjeve të atyne që nuk mendojnë si ata.

‘Sot në mesditë kriminelët e VV kanë sulmue dhe rrehë brutalisht gruen e Ministrit Blerand Stavileci. Ky sulm asht qartazi i porositun nga grupe politike kriminale, nga njerëz që duen me shkatërrue shtetin dhe me terrorizue familjet e gjithë atyne që nuk mendojnë si ata’, ka thanë Ismaili.

Ismaili ka shtue se grues së Ministrit i asht dhanë porosi e qartë mbas rrahjes, që siç thotë ai, të mos flas ma.

‘Pas sulmit fizik Vitores i asht thanë që t’i përcillen Blerandit porosi të qarta tue i thanë që të mos flet ma se ai ka folë shumë, dhe të shohim a do të flas ma’, ka shtue Ismaili.

Policia e Kosovës ma herët ka konfirmue se asht sulmue Vitore Stavileci, e cila më pas u konfirmue se asht grueja e Ministrit Stavileci.