Bekim Blakaj: Ndërhymja e NATO’s në 1999 – akt i humanizmit

Por Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se 40 vjet burg për Radovan Karadzic janë të pamjaftueshme për krimet e tij në Srebrenicë.
Unë kam pritë që ai me u dënue me burgim të përjetshëm, – tha ai.
Gjatë nji interviste në studion e lajmeve të Televizionit Rrokum, Blakaj tha se ky dënim megjiahtë, asht nji satisfaksion për familjarët e viktimave.
Sibas tij¸dënimi i autorëve të krimeve të luftës në Ish-Jugosllavi, asht e vetmja mënyrë për me shue çdo mundësi për ndonji konflikt të ardhshëm mes popujve të Ballkanit.
I pyetun për deklaratën e kryeministrit sot, që damshpërblimi i Serbisë për krimet e luftës në Kosovë me u diskutue në Bruksel, Blakaj tha se Kosova duhej t’i kishte inventarizue damet e luftës tash e 17 vjet.
Megjithatë, edhe tash nuk asht vonë me u krye ky proces, tha ai.
Blakaj tha se ka ardhë koha që ndërhymja e NATO’s me 24 Mars 1999 ndaj Serbisë për me ndalë gjenocidin në Kosovë, me u pa si nji akt humanizmi.