Bertasin Allahu Ekbar dhe vrasin 16 persona në plazh!

Katër europianë në mesin e të vdekunve dhe disa të plagosun, mbas sulmit terrorist në plazhin Grand-Bassam në Bregun e Fildishtë.

The Guardian shkruen se persona të armatosun nga dega e al-Qaedës në Afrikën Veriore kanë vra të paktën 16 njerëz, tue perfshi katër europianë, mbasi ata hapën zjarr pranë disa hoteleve në Bregun e Fildishtë.

Të shtënat erdhën mes frikës dhe kercënimit për xhihad që asht përhap n’Afrikën Perëndimore.

Qeveria tha se forcat e sigurisë kanë vra të 6 sulmuesit të cilët kishin sulmu tre hotele në qytetin popullor bregdetar të Grand-Bassam.

Në mesin e të vdekunve ishin edhe dy ushtarë, tha presidenti, Alassane Ouattara.

Media vendase njoftoi se personat e armatosun kishin hy në L’Etoile du Sud hotel të Diellën, tue kap mysafirët dhe personelin.