Biden, qe qysh e ‘godet’ fort Trumpin!

“Kam ndigjue se ai asht në prag të mësimit se çfarë asht graviteti”, thotë Joe Biden gjatë nji fjalimi për çashtjen e nominimit të Donald Trump për president të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Biden gjatë kësaj fushate po mbështet kandidaten demokratike, Hillary Clinton.
Ai tha se, “Kam qenë i pranishëm gjatë udhëheqjes nga tetë president demokratik dhe republikan, jam pajtue dhe nuk jam pajtue, por secili president me të cilin kam shërbye tue perfshi edhe republikanët ka pasë nji ide morale se çka do të thotë të jesh amerikan. Se çfarë duhet të bajmë, dhe se çfarë janë të drejtat bazike dhe themelore”, shtoi ai.