Bild: “Mafia shqiptare” ka hy në Kuvendin e landit gjerman

Me kërkesë të gjashtë prej dhetë deputetëve të grupit të AfD (Partia Alternativa për Gjermaninë e spektrit të djathtë populist gjerman) në parlamentin e Brandenburgut, të Ejten asht zhvillue nji takim i veçantë i grupit parlamentar.

Arsyeja: nji grup i çuditshëm “biznismenësh shqiptarë” me truproja që me shumë mundësi ishin të armatosun, kishte ba bujë në Parlament.

“Dy javë ma parë, pesë vizitorë të çuditshëm erdhën në Parlament” raporton stafi i parlamentit, “tue përfshi burra shpatullgjanë me kostume të errëta dhe flokë bishtalec. Nga ata me të cilët nuk kishi dëshirue me u përballë në errësirë”.

Burrat me paraqitje të frigshme ishin të udhëhequn nga zv. Shefi egzekutiv i AfD, Andreas Kalbitz dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj partie, Birgit Bessin dhe Steffen Kotré.

Nji nga mysafirët e çuditshëm mbante edhe nji këllëf arme raportoi nji punonjës i tronditun i administratës së Parlamentit. “Kur na deshëm t’i kontrollonim, ky grup ishte largue”, kallxoi zadhënësi i parlamentit Mark Ëeber. “Armët janë të ndalueme në Parlament”.

Anëtarët e parlamentit të AfD kërkuen të mësonin ndonji gja nga Kalbitz dhe Bessin, por nuk mësuen asgja të re. Vetëm mbas pyetjeve të vazhdueshëm të “Bild”, Bessin dha shpjegime:

Këta ishin sipërmarrës me origjinë shqiptare nga industria e logjistikës dhe kateringut. Ju e dini që na kemi probleme të gjejmë lokale për aktivitetet tona”.

Simbas informacioneve të “Bild”, shqiptarët në fjalë ishin nga Berlini dhe Babelsberg dhe mbanin truproja.

“Cilët sipërmarrës kanë nevojë për truproja në Gjermani?”, ishte pyetja që ngriti deputetit Franz-Josef Ëiese. “Nuk mund të ftojmë këtu mafien shqiptare”. “Nëse figura të dyshimta vijën këtu, kjo bie në kurriz të fraksionit”, shtoi kolegu i tij, Steffen Königer.