Bill Clinton rrëfen qysh u njoftue me Hillaryn, “mikeshën e tij ma të mirë”

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, mbajti nji fjalim prekës në Konventën e Partisë Demokratike, tue theksue se “mikesha ma e mirë e tij” duhet me udhëheqë vendin.

Në fjalimin personal për të shoqen, Hillary, ai kallxoii se qysh ishin takue dhe për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik. Ma herët, grueja e tij u ba e para grue që nominohej zyrtarisht si kandidate për presidente të SHBA’ve nga nji parti e madhe.

Në fjalimin e saj me video, zonja Clinton tha: “Nëse ka ndonji vajzë të vogël ende çutë, due me ju thanë se unë mund të mos bahem presidentja e parë, por nji prej jush asht në radhë”.

Ma herët, Clinton kallxoi se qysh ishte takue me bashkëshorten e tij të ardhshme në pranverën e vitit 1971 në Universitetin Yale.

“U martova me mikeshën time ma të mirë. Na kemi ecë, folë dhe qeshë së bashku qysh prej atëherë”. 

Sibas tij, Hillary ka me sjellë ndryshimin.

Former U.S. President Bill Clinton throws a kiss to the crowd as he arrives to speak on the second night at the Democratic National Convention in Philadelphia

Democratic U.S. presidential nominee Hillary Clinton appears on a video monitor streamed live from New York at the Democratic National Convention in Philadelphia, Pennsylvania, U.S. July 26, 2016. REUTERS/Mark Kauzlarich